Maqedoni
Të punësuarit e librave amë, takim me ministrin e drejtësisë - pa marrëveshje
05.05.2022 18:44
Të punësuarit në Drejtorinë e Librave Amë, të cilët prej disa ditësh ndodhen në grevë...

Të punësuarit në Drejtorinë e Librave Amë, të cilët prej disa ditësh ndodhen në grevë, dolën në protesta duke kërkuar realizimin e kërkesave të tyre. Ata kërkojnë marrëveshje kolektive dhe rritje pagash në mënyrë lineare.
Një pjesë e të punësuarve në këmbë, ndërsa një pjesë me vetura, bllokuan rrugën nga Kuvendi deri te Ministria e Drejtësisë.
“Kërkesat tona janë në tavolinë, prej tre vitesh po bisedojmë me ta, për rritje lineare të pagave për të gjithë të punësuarit, to korrigjohen avancimet që nuk është bërë prej disa vitesh dhe marrëveshje kolektive në nivel punëdhënësish. Mbetet kërkesa për rritja pagash prej 30%.”,- tha kryetari i Sindikatës së Librave Amë, Toni Milloshevski.
Përfaqësuesit e sindikatës së pavarur të të punësuarve në sektorin e librave amë bënë të ditur se janë pranuar nga ministri i drejtësisë, por nuk është arritur pajtueshmëri për rritjen e pagave prandaj greva vazhdon.
“Ne na intereson siç e dini të punësuarit kërkojnë rritjen e rrogave. Për një pjesë gjetëm pajtueshmëri, do të ketë shpërblime jubilare, çështjen e avancimit mund të arrihet pajtueshmëri, por për rrogat për fat të keq ende nuk mund të pajtohemi.”,- u shpreh kryetari i Sindikatës së Pavarur të Drejtorisë së Librave Amë, Marijan Risteski.
Prej nesër do të takohen grupet e punës të sindikatës, dhe ministrive të financave, shoqërisë informatike dhe drejtësisë lidhur me zgjidhjen për marrëveshjet kolektive.
VLORA LATIFI TOPOJANI
