Maqedoni

Parashikimi i motit

06.05.2022 08:55

Vendi ynë përgjatë gjithë 24-oreshit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira...

Vendi ynë përgjatë gjithë 24-oreshit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar shira lokalë në pjesën më të madhe të vendit. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku nuk do të mungojnë momentet me reshje të rrëmbyeshme lokale. Po ashtu, gjatë pasdites dhe në mbrëmje pritet forcim i paramatrit të erës.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 4°C deri në 10°C, ndërsa ato maksimale nga 17°C deri në 24°C.
 
Edhe në Shkup pritet mot me diell me vranësira mesatare, pasdite në pjesë të Luginës së Shkupit do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, herë pas here e fuqishme nga juglindja. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23°C.
 
Mot i qëndrueshëm dhe relativisht i ngrohtë do të mbizotërojë gjatë fundjavës. Në fillim të javës së ardhshme do të ketë sërish kushte për reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima.