Maqedoni
Shkup, sanksionohen 168 shoferë, 25 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
06.05.2022 09:21
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 168 sanksione
Njëzet e pesë prej sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dymbëdhjetë gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, nëntëmbëdhjetë gjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Poashtu janë shqiptuar katër sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, tridhjetë e gjashtë gjoba për kundërvajtjet të këmbësorëve, katër sanksione për shoferët e motoçikletave, tridhjetë e tetë masa për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
