Maqedoni

Xhaferi: Bllokimi i Kuvendit, është veprim pro rus

06.05.2022 10:58

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot po qëndronë në Shqipëri ku po merrë pjesë në Konferencën e 18-të të kryetarëve të parlamenteve...

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot po qëndronë në Shqipëri ku po merrë pjesë në Konferencën e 18-të të kryetarëve të parlamenteve të Nismës Adriatik- Jon . Një nga temat është integrimi evropian: Ballkani Perëndimor, vlerë e shtuar e rajonit Adriatik-Jon dhe Unionit. 
 
Paraprakisht në pjesmarrje në një intervistnë në Top News, Xhaferi foli jo vetëm për vizitën e paradokohëshme në Ukrainë, por edhe për për bllokadën e paralajmëruar të kuvendit nga opozita në RMV.
 
“Për fat të keq, vihet re që për Ballkanin nuk vlen të llogaritet shumë në kulturën politike por duhet punuar me rregullore strikte e të saknsionohen gjërat që të jenë të qarta. Rregullorja jonë mundëson diskutime pa limit në trupat punues e përmbajtja e amendamenteve nuk ka rëndësi e kjo lë hapësirë që me numër të madh të amendamenteve të bllokohen punimet e Kuvendit.
 
Në kontekst global, mendoj që në këtë kohë krize, duke pasur parasysh pasojat e luftës në Ukrainë, mendoj se është vendim i gabuar të bllokohet funksionimi I institucionit bazë ligjdhënës. Dhe në pritje të hapjes në negociatave për të cilat ka sinjale për një muaj një muaj e gjysëm, jnë vendim I tillë politik, se di ku mund të conte ujë por nuk ëhstë në interest ë qytetarëve të RMV-së. Ky vendim çon ujë në dobi të atyre që sot luftojnë në Ukrainë. Në kohë lufte ne nuk mund të rrimë ulur në dy karrike, jemi anëtarë të plotfuqishëm në NATO-s, çdo njëri  prej 30 vendeve ësthë cak legjitim e këtë situatë të vendosësh për qëllime thjesht politike, është e drejtë e tyre nuk mud t’u them sit ë veprojnë,  por do të ketë pasoja. E shohim se VMRO-DPMNE-së i bashkangitet edhe opozita shqiptare. Ne duhet të jemi funksionalë sepse kriza do të shtohet.”, tha kryetari i parlamentit Talat Xhaferi.