Maqedoni
Vizita e Xhaferit në Ukrainë, Kovaçevski: Akt i duhur, jemi në anën e demokracisë
06.05.2022 11:17
Vizitën e kryeparlamentarit Xhaferi ne Ukrainë, kreu iekzekutivit Dimitar Kovacevski e ka vlerësuar si të duhur...

Vizitën e kryeparlamentarit Xhaferi ne Ukrainë, kreu iekzekutivit Dimitar Kovacevski e ka vlerësuar si të duhur.
Ai në një prononcim për mediat ka deklaruar se kryeparlamentari Talat Xhaferi bëri mirë që vizitoi Ukrainën dhe presidentin Zelensky, sepse kjo tregon mbështetjen si shtet ndaj botës demokratike.
“Atje po ndodh luftë e një regjimi autokratik kundër një shteti demokratik, një shkelje e integritetit territorial dhe sovranitetit të një shteti të pavarur. Është mirë që kryetari i Kuvendit, kuptohet në suaza të vizitës ndërkombëtare u pa me presidentin e Ukrainës”, ka deklaruar Kovaçevski.
