Maqedoni

Haxhxhi 2022, BFI njofton besimtarët me kushtet e regjistrimit

06.05.2022 11:43

BFI, lidhur me kushtet për regjistrim për Haxhin 2022, apelon deri te besimtarët që kanë vendosur ta kryejnë kushtin e pestë islam...

BFI, lidhur me kushtet për regjistrim për Haxhin 2022, apelon deri te besimtarët që kanë vendosur ta kryejnë kushtin e pestë islam – haxhin, të paraqiten në Muftinitë përkatëse dhe të dorëzojnë dokumentacionin e duhur për regjistrim.
 
Kushtet për regjistrim janë: Të jenë nën moshën 65 vjeçare, të jenë të vaksinuar me dy vaksina kundër Covid-19, 72 orë para udhëtimit, ta kenë testin PCR.
 
“Bashkësia Fetare Islame veç më ka filluar organizimin e haxhit 2022 dhe numri i haxhinjve të sivjemë është i kufizuar, andaj në afat sa më të shkurtër regjistrohuni nëpër Muftinite përkatëse. Muftinitë e Bashkësisë Fetare Islame, këtë xhuma (06.05.2022), përmes nëpunësve fetarë nëpër xhami të bëjnë apel për regjistrimin e kandidatëve të sivjemë që kanë shprehur interesim për haxh.”, thonë mes tjerash nga BFI.