Maqedoni

Gjykata Penale, gjykimi i Rashkovskit për rastin “Software”

06.05.2022 12:35

Në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për rastin “Softverët”...

Në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për rastin “Softverët”, në të cilin i akuzuari i parë është ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Rashkovski.
 
Prokurorja publike Ivana Trajçeva ka vazhduar të prezantojë provat lidhur me mesazhet e shkëmbyera mes të pandehurve për blerjen e softuerit për të cilin prokuroria pretendon se është prokuruar në mënyrë të paligjshme. 
 
Sipas aktakuzës, i pandehuri i parë nuk ka kryer detyrën zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave të prokurimit publik për sistemin e identifikimit biometrik, prokurimit publik të softuerit për përcaktimin e shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptimit të gjobave, prokurimit të kamerave ANPR për regjistrimin e targave për automjete dhe prokurimi publik i kabinave metalike për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik dhe sistemit për njohjen automatike të targave. Rashkovski akuzohet për veprat penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “pastrimi i parave dhe produkteve të tjera të veprës penale”. 
 
Personat  tjerë me inicialet I.D., I.H., D.S., I.I., I.I. dhe M.S. akuzohen për “shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.