Maqedoni
Bllokimi i punimeve të Kuvendit, Ahmeti: Aktivitete retrograde, kundër zgjedhjeve
06.05.2022 14:39
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti kundërshton vendimin e VMRO – DPMNE-së për bllokimin e kuvendit...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti kundërshton vendimin e VMRO – DPMNE-së për bllokimin e kuvendit duke e cilësuar si kategori retrograde e demokarcisë. Kreu I integristëve nuk mbështet as thirjen e takimit të liderëve për definimin e zgjedhjeve të parakohshme.
“Jo me imponime, por për tema të caktuara, tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me përparimin e politikave të vendit, mund edhe të bëhen. Në këtë situatë do të doja ta theksoja që është shumë me rëndësi që të ketë takime, konsullta se si të mbyllet çështja, kontesti me Bullgarinë. Për këtë situatë mund të ketë debat, mund të ketë takime, por jo edhe për bllokada, sepse bllokadat dhe bojkotet vetëm paraqesin pengesë për zhvillimin e proceseve të mëtutjeshme të vendit”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI–së.
Takimi i liderëve, Mickovski: Për çështje aktuale dhe zgjedhjet
Kreu i VMRO – DPMNE-së Hristijan Mickovski është deklaruar I hapur që në takim të liderëve të flitet për të gjitha çështjet e hapura përfshirë këtu edhe caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
“Kjo nuk është tavolinë suedeze dhe Ahmeti dhe Kovaçevski të zgjedhin se çfarë u pëlqen, e çfarë jo. Kjo është një pako që un e ofroj. Do të flasim për gjithçka që është aktuale dhe që u nevojitet qytetarëve, ndërkaq zgjedhjet e parakohshme janë të patjetërsueshme të mbahen sa më parë që Maqedonia të del nga kjo krizë në të cilën gjendet. Jam gati, kanë mbetur edhe katër ditë deri më dhjetë maj”, u shpreh kryetari i VMRO – DPMNE - së, Hristijan Mickovski.
Kovaçevski: VMRO ta dëshmojë veten në komuna
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ftoi deputetët e VMRO-DPMNE-së të heqin dorë nga bllokimi I kuvendit edhe pse partija ushtron mobing ndaj tyre. Kreu i ekzekutivit është I hapur për dialog ndërpartiak, por jo edhe takim liderësh me kushtëzim për mbajtje të zgjedhjeve.
“Shantazhime me numrimin e ditëve, pesë ditë, katër ditë dhe pikë e vetme e rendit të ditës, zgjedhje të parakohshme, takim të tillë nuk mund të ketë, pasiqë nuk mund të ketë pikë të vetme zgjedhje të parakohshme. VMRO – DPMNE para një viti morri mandatin që në pjesën më të madhe të komunave dhe po shihni s’ka asnjë projekt”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Deputetët e VMRO – DPMNE – së nga 10 maji nisin bllkomimin e punimeve të kuvendit, duke marrë përkrahjen e Lëvizjes Besa, por jo edhe të Aleancës për Shqiptarët.
MERALE ISMAILI
