Maqedoni
“Gjeneralja e fundjavës”, aksion për pastrim dhe pyllëzim
06.05.2022 14:57
Nga Vodno u shënua fillimi zyrtar i pjesës pranverore të aksionit më të madh për pastrimin dhe pyllëzimin në vend “Gjeneralja e fundjavës 2022”...

Nga Vodno u shënua fillimi zyrtar i pjesës pranverore të aksionit më të madh për pastrimin dhe pyllëzimin në vend “Gjeneralja e fundjavës 2022”, i cili do të zbatohet në 26 komuna të vendit deri më 8 maj. Sëbashku veprojmë, së bashku kontribuojmë për një mjedis më të pastërt. Të gjithë të bashkuar pas një ideje, për të mbledhur mbeturinat nga e kaluara dhe për t'i ricikluar ato në një të ardhme të gjelbër, është qëllimi i aksionit.
Pjesë e aksionit në Vodno ishin 200 vullnetarë nga ndërmarrjet publike të qytetit me mbështetjen e komunave Kisella Vodë dhe Gazi Babë, ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zvicrës, Britanisë së Madhe dhe Holandës, ndërsa u grumbulluan mbeturinat nga maja më e lartë e malit Vodno, shtigjet e këmbësorëve dhe shpatet e malit. Të gjithë qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se Vodno është mburoja natyrore e qytetit të Shkupit, theksoi me këtë rast kryetarja e kryeqendrës Danella Arsovska.
“Është e domosdoshme të ngritet vetëdija dhe të punohet në drejtim të asaj që të gjith qytetarët të jenë t vetëdijshëm se kjo natyrë është mbrojta natyrore e qytetit të Shkupit. Duhet ta kultivojmë, ta ruajmë dhe gjithmonë të mundohemi që të mbijetojë dhe ta kemi që ta shfrytëzojmë edhe shum vite.”, tha Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska.
Ky veprim ekologjik arrin efekt të dyfishtë, pra për çdo 10 kilogramë mbeturina të grumbulluara do të mbillet një pemë. Aksioni ditëve në vijim do të realizohet edhe në komunat e Tetovës, Gostivarit, Manastirit, Ohrit dhe komunat tjera. Pjesë e aksionit mund të bëhet kushdo që dëshiron të kujdeset për një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër pa marr parasyhsë moshën. Aksioni është pjesë e proektit dhjetë vjeçarë "E gjelbër me diell" që e realizojnë Gordana Sofija dhe Hanes Jaeckël producent nga Austria, iniciativa e të cilëve vitin e kaluar rezultoi me grumbullimin e 175 mijë kilogam mbeturinash në 10 komuna të vendit.
GYLTENE SINANI
