Maqedoni

ZTZHI: Investime të reja në zonat industriale

06.05.2022 15:12

Kompania “Krombert and Shubert” planifikon të zgjasë ciklin e investimeve në vend....

Kompania “Krombert and Shubert” planifikon të zgjasë ciklin e investimeve në vend. Bisedimet për hapjen e fabrikës së re janë në fazën përfundimtare dhe detajet e investimit do të bëhen të ditura pas bisedimeve me menaxhmentin, tha drejtori i Zonave Teknologjike të Zhvillimit Teknologjik, Jovan Despotovski. Ai bëri të ditur se negociatat me disa investitorë të rinj po marrin fund, përfshirë një nga Kanadaja. Despotovski thotë se për momentin nuk ka njoftime se kompanitë do të mbyllin objektet e tyre.
 
“Jemi në bisedime përfundimtare me një kompani të madhe kanadeze që tashmë është e pranishme në vend në nivel të grupacionit, për të zgjeruar ndjeshëm kapacitetet e tyre, kështu që tashmë kemi disa kontrata të reja që janë në fazën finale dhe pres t’i prezantojmë si investime të reja. Por nga ato ekzistuese nuk kemi asnjë njoftim për mbyllje.”, tha Jovan Despotovski, drejtori i ZTZHI.
 
Despotovski prezantoi raportin vjetor për funksionimin e zonave industriale. Shifrat tregojnë se vitin e kaluar paga mesatare në Zonat Teknologjike të Zvillimit Industrial ka tejkaluar mesataren nacionale. Është shtuar edhe numri i vendeve të reja të punës, përkatësisht aty janë të punësuar 13.650 persona. Në tremujorin e parë të këtij viti, eksportet janë 10% më të larta në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, importet janë në rritje, por siç tha Despotovski, më ngadalë për rreth 2%. Ai pret që tendencat pozitive në zona të intensifikohen, pavarësisht krizës ekonomike globale dhe konfliktit ruso-ukrainas.
 
SEDAT SELIMI