Maqedoni

Hollshajt për kontestin mes Shkupit dhe Sofjes: Momenti i duhur për të gjetur kompromis

06.05.2022 15:24

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët...

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët sepse tani është momenti kur duhet të ndërmerren vendime të rëndësishme, thotë ambasadorja gjermane, Anke Holshtajn.
 
“Të gjithë pajtohemi se duhet të ndihmojmë që të gjendet mënyrë dhe zgjidhje e cila do të jetë e mirë edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Bullgarinë. Ky fakt duhet te të gjithë të nënkuptojë përgjegjësi, në momentet kur duhet të merren vendime.”, tha ambasadorja e gjermanisë në Shkup, Anke Hollshtajn.
 
Kovaçevski: Duhet zgjidhje e shpejt, por jo e përshpejtuar
 
Kreu i ekzekutivit Kovaçevski thekson një optimizëm të përmbajtur për tejkalimin e dallimeve me Sofjen, duke mos potencuar datë se kur mund të arrihet një kompromis. Ai pajtohet me deklaratën e presidentit të shteti Pendrovski se me Bullgarinë duhet të ketë zgjidhje gjithpërfshirëse, që do t’i mbyllte të gjitha dallimet dhe mos të dalin kërkesa tjera më tutje. Me një fjalë, tërheqja e veto-s bullgare të jetë e pakushtëzuar.
 
“Për data nuk kapem dhe në asnjë moment nuk kam përmendur datë. Kam thënë se na duhet zgjidhje e shpejtë por jo e përshpejtuar. Në raport me atë a jam optimist, kam thënë se jam optimist racional, që do me thënë besoj  në realizimin e qëllimit. Punoj ky qëllim të realizohet.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. 
 
Ahmeti: Jemi optimist, punohet në zgjidhje
 
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim shpresojnë për një epilog pozitiv në samitin e qershorit. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti thotë se ndërkombëtarët janë të angjazhuar në proces dhe palët vijojnë komunikimet në drejtim të duhur.
 
“Nuk jam i kampit të skeptikëve. Kjo çështje të marr epilog dhe të zgjidhet si kontest. Ka mjaft aktivitete të denduara, si nga miqt tanë lehtësues ndërkombëtar por gjithashtu edhe urat e komunikimit mes dy shteteve janë fumksional,e kështu që pres epilogu të jetë pozitiv.”, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
 
Ndërkohë historiani Stefan Deçev nga klubi joformal i miqësisë bullgare-maqedonase ka paralajmëruar formimin e një komisioni historik në hije i cili do të punojë paralelisht me komisionin e përzier aktual dhe do të vihet në përpjekje për  të zhbllokuar negociatat mes Shkupit dhe Sofjes. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU