Maqedoni

SASHK-MASH avansojnë negociatat, në pikpyetje mëditjet e edukatorëve në çerdhe

06.05.2022 15:36

Negociatat mes SASHK dhe MASH vijojnë edhe më tej. Kreu i sindikatës Jakim Nedellkov...

Negociatat mes SASHK dhe MASH vijojnë edhe më tej. Kreu i sindikatës Jakim Nedellkov potencon se po harmonizohen qëndrimet, negociatat po avansojnë. SASHK dëshiron të jetë optimist por kjo nuk mvaret nga negociatorët por nga ajo se sa do të jetë e gatshme Ministria e Finansave të miratojë mjete për rritjen e pagave.
 
“Kemi arritur disa qëndrime të përbashkëta por sërisht ende mendohet për rritje shtesë më të lartë se 12%, por këto janë detaje që ende përcaktohen gjatë bisedimeve. Për fat të keq as Ministri i Arsimit nuk do të mund të del me qëndrim zyrtar sepse nuk i ka ende informatat e sakta nga Ministria e Finansave.”, tha kreu i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.
 
Por a do të paguhen mëditjet e arsimtarëve dhe edukatorëve që ishin në grevë Nedellkov me përgjigje se problem serioz janë mëditjet në çerdhe që do të mund të rrezikojnë proceisn e negociatave.
 
“Kemi dorëzuar kërkesë dhe nismë deri te MASH për pagesën e mëditjeve në bazë të marrëveshjes kolektive, kemi bazë për këtë dhe pothuajse jemi të sigurtë se do të paguhen pagat në veprimtarinë e arsimit. Për fat të keq kemi problem me Ministrinë e Punës dhe Politikës sociale me mbrojtje e fëmijëve dhe deri më tani nuk kem sinjale se do të paguhen mëditjet dhe kjo mund të jetë  problem serioz për prishjen e procesit të negociatave.”, tha Nedellkov.
 
Ndërkohë nga MPPS thonë se ka sinjale pozitive se së shpejti do të arrihet marrëveshje mes sashkut dhe Mashit për rritjen e pagave. Edhe më tej mbetet e paqartë se a do të prolongohet viti shkollor. Negociatat mes të dyja palëve do të vazhdojnë të dielën.
 
FLUTURA LTIFI