Maqedoni
Ribalanci i buxhetit, Kovaçevski: Në fund të muajit dorëzohet në Kuvend
06.05.2022 15:44
Kryeministri Dimitar Kovaçevski bëri të ditur se ribalansi i buxhetit është në fazë përfundimtare...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski bëri të ditur se ribalansi i buxhetit është në fazë përfundimtare dhe deri në fund të këtij muaji do të dorzohet në Kuvend.
“Ribalansi i buxhetit është në fazë përfundimtare dhe në përputhje me situatat që kemi kaluar do ta dorzojmë në kuvend deri në fund të këtij muaji. Misioni i fondit monetar ndërkombëtarë është e zakonshme dhe ministri i finansave Besimi ka përfunduar bisedimet me ata dhe janë bërë gjitha kalkulimet dhe më pas do të mund ta dorzojmë ribalancin e buxhetit në Kuvend.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
