Maqedoni

Zjarrfikësit të pakënaqur me kushtet në profesion: Rregullimi i pagave ose do të dalim protesta

06.05.2022 16:17

Centralizimi I njësive të zjarëfikësve në një trup, rregullimi I rrogave që të ketë vlerë dhe lartësi të njejtë të poenave...

Centralizimi I njësive të zjarëfikësve në një trup, rregullimi I rrogave që të ketë vlerë dhe lartësi të njejtë të poenave pagesa e zjarëfikësve të cilët janë marrë nga ana e MPB-së janë disa nga kërkesat të cilat zjarëfikësit nëpërmjet  sindikata së pavarur të administratës shtetërorë I adresuan drejt qeverisë. Në rast të mos përmbushjes së të njejtave paralajmërojnë protesta. 
 
“Vendimi I qeverisë së kaluar teknike ku u mor vendim për çdo anëtarë I njesisë së zjarëfikësve të marrë nga MPB dëmshpërblim prej 60 mijë denarë nuk po respektohet. I vetmi kryetari I komunës së Kumanovës e ka respektuar të njejtën derisa kryetarët e tjerë nga pushteti I kaluar por edhe I tanishëm në nivel lokal nuk e kanë respektuar vendimin e qeverisë. Ne si sindikatë e pavarur e zjarëfikësve po tentojmë që në mënyrë institucionale të zgjidhim problemin e njejtë por derisa edhe më tej nuk gjejmë zgjidhje dhe mirëkuptim nga pushteti lokal dhe ai qëndror do të jemi të detyrar të dalim në protesta.”, tha Goran Ristevski, kryetar  i sindikatës së pavarur te administrates shteterore.
 
Sindikata e gjendjes civile: Bojkot,  deri në nënshkrimin e marrëveshjes së re
 
Nga sindikata e gjendjës civile thonë se bisedimet po shkojnë në drejtim pozitiv por bojkoti do të vazhdon deri në nëshkrimin e marrëveshjes së re kolektive.
 
“Jemi dakorduar për gjërat tjera ka mbetur vetëm pjesa e rrogave. Takimi ishte korrekt mendoj që mbetet Ministria e Financae ta miratojë të njejtën pasi që shohim se nga të gjitha anët kërkesa është e pranueshme ndërsa bojkoti do të vazhdon deri sa të nënshkruhet marrëveshja kolektive.”, tha Toni Milloshevski, përfaqësues i sindikatës së gjendjes civile.
 
Ministrina e Informatikës dhe Administratës në takim me sindikatën ka dhënë dritë jeshile për marrëveshjen kolektive dhe e kanë mbështetur të njejtën njoftojnë nga sindikata.
 
GAZMEND KURTISHI