Maqedoni

Spasovski: Monografia dëshmi për reformat e arritura

06.05.2022 16:33

Ministria e punëve të brendshme ka prezantuar Monografinë "MPB për qytetarët 2017-2021"....

Ministria e punëve të brendshme ka prezantuar Monografinë "MPB për qytetarët 2017-2021". Kjo monografi është dëshmi dokumentare për të arriturat, jo vetëm si përmbledhje e asaj që është punuar por edhe si vlera të vendosura për të ardhmen  theksoi ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski. Përmes Monografisë qytetarët do të mund të bëjnë kontrollë trasnparente të fakteve.
 
“Fletët e këtij publikimi dëshmojnë për punën e mirë në planin ndërkombëtarë në periudhën e kaluar me qëllim ta kthejmë reputacionin që e kemi si shtet dhe si Ministri. Arsyeja kryesore është që e tërë procesin reformues të ia vëmë në pah publikut. Monografia do të jetë e qasëshme për qytetarët përmes faqes tonë të internetit, me fortografi me përmbajtje me tekst, krijuam dëshmi dokumentare për të arriturën.”, tha Oliver Spasovski, ministër i punëve të brendshme.
 
Ambasadori i OSBE-së Klemens Koja i cili theksoi se të gjitha reformat dëshmojnë se MPB zotohet të sigurojë shërbime cilësore për qytetarët. Hulumtimi i tyre ka treguar se besimi i qytetarëtve në institucionet publike është i ulët.
 
“Kishim hulumtim i cili tregoi se 57% e popullit kanë besim të plotë apo të pjesërishëm , që nuk është e mjaftueshme, përmes këtyre hulmtimeve të mendimit publik u tregua rritje të besimit, por kemi edhe rënie të këtyre numrave.”, tha ambasadori i OSBE-së. Klemens Koja.
 
Nga MPB theksuan se është punuar edhe në profesionalizimin,departizimin dhe dekriminalizimin si çështje thelbësore me qëllim kthimin e besimit të qytetarëve në këtë institucion. Monografia është e ndarë në 15 kapituaj e përkthyer në disa gjuhë.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI