Maqedoni
Në Krivollak zhvillohet stërvitja më e madhe ushtarake, 4600 pjesmarrës nga 8 armata të shteteve aleate
06.05.2022 17:42
Tanimë tre ditë anëtarët e grupit të Kumanovës janë duke e zhvilluar grevën e urisë në burgjet e Shkupit...

Në poligonin ushtarak Krivolak këtë fundjavë zhvillohet stërvitja më e madhe ushtarake “Përgjigja e Shpejtë 22” me 4600 pjesmarrës nga 8 armata të shteteve aleate, 22 avionë luftarakë ushtarakë dhe transportues si dhe 23 helikopterë të aleatëve. Qëllimi i stërvitjes është të vërtetohet gatishmëria e forcave të vendit në bashkpunim me forcat ushtarake të NATOS për aktivitete dhe ndërhyrje eventuale.
“Gatishmëria e ushtrisë sonë maqedonase për stërvitje të këtilla komplekse të cilat i realizojmë së bashku me aleatët, me çka dëshmon gatishmërinë e saj, nivelin e operativ por edhe mënyrën se si armata bashkëpunon me ushtritë brenda NATO-s. E dyta, e cila është e rëndësishme për vendin tonë është të tregojë kapacitetet dhe aftësitë e qendrës stërvitore Krivolak e cila paraqet një segment të rëndësishëm”, u shpreh ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.
Marrin pjesë edhe1800 parashutistë nga brigada e 16-të ajrore Britanike, me numrin më të madh të pjesmarrësve të cilët do të demonstrojnë profesionalizmin e tyre ushtarak.
"Përgjigja e shpejtë 22" është një stërvitje ajrore e forcave zbarkuese të Aleatëve, pjesë e një serie më të gjerë ushtrimesh që po mbahen në të gjithë Evropën Lindore. Në maj siç tha ministrja do të shohim 4600 personel ushtarak, 22 avionë luftarakë ushtarakë dhe transportues, si dhe 23 helikopterë nga 8 vende aleate që do të demonstrojnë vullnetin dhe aftësinë e NATOS për të mbrojtur vlerat e saj. Gatishmërinë dhe aftësinë kolektive dhe lidhjen transatlantike që e bëri NATO-n aleancën më të fortë në historinë moderne botërore”, theksoi ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rachel Galloway.
Së bashku jemi më të fortë si aleatë tha gjenerali i brigadës Joseph Hilbert.
“Kjo stërvitje është thelbësore për Komandën e Ushtrisë Amerikane për Evropën dhe Afrikën, si dhe për të gjitha forcat e NATO-s, sepse në këtë mënyrë ne demonstrojmë ndërveprueshmërinë tonë, por në të njëjtën kohë tregojmë jo vetëm gatishmërinë tonë individuale por gatishmërinë për të punuar në mënyrë kolektive në nivel të aleancës”, u shpreh gjenerali i komandës së ushtrisë amerikane për Evropën dhe Afrikën, Joseph Hilbert.
"Përgjigja e shpejtë 22" është stërvitja më e madhja në Evropë që do të zhvillohet në tre lokacione në artktik, në shtetet baltike dhe në Ballkan në vendin tone.
LEUNORA KALIQI
