Maqedoni

Covid 19, 77 raste të reja, asnjë viktimë

06.05.2022 18:57

Në 24 orët e fundit janë kryer 1084 teste dhe janë regjistruar 77 raste të reja me KOVID-19...

Në 24 orët e fundit janë kryer 1084 teste  dhe janë regjistruar 77 raste të reja me KOVID-19, tetë prej të cilave janë riinfeksion.
 
Gjithashtu janë regjistruar 101 persona të shëruar dhe nuk raportohet për të vdekur.
 
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID që nga fillimi i epidemisë është 310.140, numri i të shëruarve është 300.208, numri i të vdekurve është 9.284 dhe numri i rasteve aktive është 648.