Osmani, shansi i fundit për marrdhënie të mira RMV-Bullgari
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.....

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani vlerëson se do të ishte “dëm historik” nëse pas një afrimit kaq të madh të qëndrimeve mes Shkupit dhe Sofjes të mos arrihet marrëveshje mes dy vendeve.
Osmani tha se në rast se nuk arrihet marrëveshje deri në qershor, vendi ynë do të vazhdojë marrëdhëniet me Bullgarinë, por që jo me energjinë e tanishme.
“Ndoshta kjo është mundësia e vetme dhe e fundit për të shpëtuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, sepse në të ardhmen vlerësojë se do të ketë gjithnjë e më pak energji politike, që qeveria por edhe e gjithë shoqëria t'i përkushtohet një çështjeje që konsumon energji politike, por sigurisht që i konsumon edhe qytetarët në këto cikle të vazhdueshme shprese dhe frustrimi dhe vlerësoj se jemi të deyruar të mos i ekspoziojmë më qytetarët në frustrime të tilla të pa fund dhe dëshprime” . Një dit duhet ti vihet vizë dhe të thuhet mjaft është sepse nuk mund të kemi qasje të tillë ku qeveritë do të jenë tempatike do të merren vetëm me një çështje dhe me një shpresë. Patjetër të fokusohemi edhe brenda të vazhdojmë me reformat dhe evropjanizimin e shtetit” – tha Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Osmani: Në pikëpyetje mbledhja mes dy qeverive
Këtë ia kemi thënë edhe Bullgarisë edhe BE-së e cila duhet të na tregoj se çfar mëtutje, tha Osmani.
Ai njëherit bëri të ditur se vetoja bullgare për fillimin e bisedimeve të vendit me BE-në mund të ndikojë në anulimin e mbajtjes së mbeledhjes së përbashkët mes dy qeverive e paraparë të mbahet në fund të këtij muaji.
“Plani ishte dhe ende mbetet që diku nga fundi i majit, të mbahet mbledhja e dytë ndërqeveritare mes neshë dhe Republikës së Bullgarisë. Atë që e mbajtëm në Sofje në fund të janarit e dytë të jetë në fund të majit që të rrumbulaksohet ai proces i grupeve të punës, që të bëhet prerje dhe të sillen vendime. Por kjo do të varet pak edhe nga procesi tjetër politik, sepse me të vërtetë nuk vlerësoj se nëse ky process politik i bisedimeve dështon ne nuk mund të tregojmë se si marrdhëniet i kemi të mira në grupet tjera të punës, sepse ajo do të ishte parade pa apsur përmbajtje. Prandaj nuk mund ta them që tani nëse do të mhahet apo jo ajo mbledhje” – u shpreh Osmani.
Osmani: Më 2 qershor nis dialogu strategjik SHBA-RMV
Derisa mbetet dilemma për fillimin e bisedimeve me BE-në në qershorë, më dy qershor nis dialogu strategjik ShBA-Maqedoni e Veriut, bëri tpë ditur minsitri Osmani. Dialogu Strategjik do të përfshijë tema nga marrëdhëniet dypalëshe, por edhe ato që janë me interes global.
Fokusi do të jetë në mbrojtjen dhe bashkëpunimin ekonomik, tregtinë dhe investimet, por edhe arsimin, transportin, energjinë, ndryshimet klimatike, zhvillimin demokratik, luftën kundër korrupsionit, Sundimin e ligjit dhe tema të tjera, tha Osmani.
“Këtë here është përcaktuar dialogu politik demokracia funksionale, multietnike, shteti ligjor lufta kundër korrupcionit, pastaj bashkëpunimi në fushën e mbrotjes, pastaj bashkëpunimi ekonomik i cili është shum i rëndësishëm për shkak se kujtojmë që ka nevojë për investime shtesë amerikane këtu, por edhe lidhje më të përafërta ekonomike, bashkëpunimi në diversifikimin e burimeve të energjisë dhe antyrisht bashkëpunimi në forumet multilaterale.” – deklaroi Osmani.
Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që do të realizojë Dialog Strategjik me Shtetet e Bashkuara. (Gyltene Sinani, TVM2)
