Mickoski: Nuk do të ketë bisedime në qershor
Fillim të bisedimeve në qershorë....

Fillim të bisedimeve në qershorë me siguri nuk do të ketë, thotë kreu i VMRO-DPMNE-së opozitës, Hrsitain Mickovski.
Por ai nuk e përjashton mundësinë e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare të cilën e vlerëson si folklor dhe ngjarje folklorike sa për tu fotografuar.
“E vetmja gjë që mund të ndodhë është të ndodhë ajo konferenca parë ndër qeveritare. Për opinionin, çka është konferenca e parë ndërqeveritare. Ajo është folklor, ngjarje pa esencë të fotografohen anëtarët e komisionit evropjan dhe qeverisë së Maqedonisë dhe këtu përfundon gjithçka. Nuk do të fillojnë bisedimet derisa tër korniza e bisedimeve ne nuk e respektojmë. Në atë konizë do të përfshihen kërkesat e Bullgarisë, përfshirë intervenimin në kushtetutë. VMRO DPMNE nuk do ti përkrahë ato ndryhsime në kushtetutë sepse për atë duhen dy të tretat pikërisht për shkak se nuk kemi kurrfar garancash se me atë mbyllen të gjitha çështjet e hapura” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristain Mickoski.
Mickoski: Zgjedhje ose bllokim të Kuvendit
Mickoski njëherit përsëriti qëndrimin për bllokimin e kuvendit pas 10 majit nëse pushteti nuk bie dakord për zgjedhje të parakohëshme parlamentare.
“E kam ftuar Kovaçevskin të ulemi të bisedojmë, ai le ta merr me vete edhe Osmanin, Ahmetin, Lupço Georgievskin, Pavle Trajanovin, Ana Moraçanin, Goran Milevski me tërë koalicionin, unë do të jem me bashkëpunëtorët e mi, të bisedojmë për datën e zgjedhjeve të parakohëshme, deri atëherë i ofroj katër ekipe që sadopak ti zbusim efektet e gjendjes së krizës në të cilën ndodhet vendi ynë. Qëndrimi im është se ka afat deri më 10 maj. Mos të ngutet le të mendojë, pas 10 majit ne vazhdojmë sipas asaj që e ka miratuar komiteti ekzekutiv i partisë, bllokimi aktiv i kuvendit” – u shpreh Mickoski.
Osmani: Bllokimi dëmton fillimin e bisedimeve
Por minsitri i jashtëm Bujar Osmani me vlerësim se bllokimi i kuvendit dëmton proceset integruese.
“Ky tentim për bllokim të kuvendit e çon ujin në mullirin e atyre që kërkojnë alibi se RMV është ajo e cila nuk është konstruktive në këtë proces, nuk mund të implementojë pjesë të obligimeve të saja dhe nuk është e gatshme për BE-në. Mendoj që është vendim i gabuar i opozitës, kërkoj që ta rishqyrtojnë në interes të shetetit, në interes të qytetarëve. Kam komunikim të vazhdueshëm me miq nga komuniteti ndërkombëtarë dhe ata thonë është e pa parë në botë që në kushte të krizës më të madhe në botë, që në kushte të krizës më të madhe gjeo politike, të sigurisë energjetike, ekonomike ju të keni vëetëm një prioritet, si të vimë në pushtet” – deklaroi Bujar Osmani.
LSDM: VMRO-së po i bie rejtingu, prandaj kërkon zgjedhje
Edhe LSDM ka kritikuar paralajmërimin e VMRO-DPMNE-së për bllokimin e kuvendit, duke vlerësuar se Mickovski insiston për zgjedhje të parakohëshme paralamentare pasi ka konstatuar dështimin e kryetarëve të komunave nga rradhët e partisë së tij, përfshirë kryetaren e Shkupit.
“Paaftësi e mospunë dhe asgjë tjetër. Qytetarët e shohin këtë paaftësi të kryetarëve të VMRO-DPMNE-së çdo dit, prandaj Mickovski kërcënohet me bllokada, prandaj flet për zgejdhje të parakohëshme në kohë të krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike” – theksoi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
Sipas LSDM-së, Mickovski e din se rejtingu i partisë së tij po bie, prandaj i frikësuar nga humbja në zgjedhjet e rregullta në vitin 2024, ai insiston në zgjedhje të parakohëshme. (Naim Sinani, TVM2)
