Samiti i qershorit të BE-së, Iseni: S’pritet tërheqje e vetos

07.05.2022 16:56

Mosdhënia e sinjaleve për zgjidhjen e kontestit maqedono-bullgar.....

Mosdhënia e sinjaleve për zgjidhjen e kontestit maqedono-bullgar një muaj para samitit të qershorit rrit skepticizmin e tërheqjes së vetos bullgare.

Analisti politik, Xhenur Iseni, vlerëson se mos marrja e datës mund të lexohet edhe nga deklarata e kryeministrit shqiptarë, Edi Rama, për ndarjen e Shqipërisë nga pakoja integruese me Maqedoninë  Veriut.

Sipas Isenit mungon vullneti nga qeveria bullgare që të realizohet marrëveshja e miqësisë së mirë dhe të mos ekzistojë kontesti.

“Mospasje të datës, këtu në vendin tonë do ti rrit apetitet e opozitës maqedonase për të kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare porn ë të njëjtën kohë do të rritet edhe euroskepticizmi në institucionet eruopiane nga ana e qytetarëve të Maqedonisë.“ – u shpreh analistik politik, Xhenur Iseni.

Kontesti maqedono-bullgar, Iseni: As ndikimi amerikan nuk ndryshon situatën

Iseni konsideron se as presioni amerikan dhe thirjet për zgjidhje sa më të shpejtë kontestit, s’do zgjidh situatën, pasi e njëjta është vështirësuar së fundmi.

“Edhe përskaj presionit të vazhdueshëm jo vetëm nga SHBA, por edhe nga institucionet tjera ndërkombëtare nuk do të kenë efekt ndaj Bullgarisë. Sidomos pasi kohës së fundit është ashpërsuar gjuha midis Shkupit dhe Sofjes, duke pasur parasysh edhe vendosjen e klubit Vanço Mihajllov para dy tre javësh në Manastir, dhe kjo ka tensionuar edhe më shumë marrëdhëniet dhe besoj që këto presione së paku deri në qershor nuk do të kenë efekt mbi palën Bullgare.“ – deklaroi Iseni.

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski kërkon që zgjidhja e kontestit të shoqërohet me garanci nga Sofja se me përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë s’do pasojnë kërkesa të tjera.

Ndërkohë kryeministri Dimitar Kovaçevski është shprehur për zgjidhje gjithpërfshirëse e jo parciale me hapjen e kapitujve gjatë negociimit të BE-së ashtu siç pretendon pala bullgare, për tërheqjen e vetos. (Meral Ismaili, TVM2)