MPB, shënohet dita e policisë, 7 maji
Minsitria e Punëve të Brendëshme shënon 7 majin....

Minsitria e Punëve të Brendëshme shënon 7 majin – Ditën e Policisë. Duke folur në ceremoninë e organizuar me këtë rast, minsitri i brendshëm, Oliver Spasovski theksoi konstatimin se gjatë këtyre viteve Minsitria e Brendëshme ka qenë garantuese e vërtetë e lirive dhe të drejtave të njeriut.
“Shumherë në këtë ditë, ditën e policisë themi të jesh polic pjesëtar i MPB-së, është nder i madh, por edhe përgjegjësi më e madhe. Personalisht jo vetëm për shkak të detyrës që e kryej prej disa vitesh që të jem në krye të kësaj minsitrie, sinqerisht kam besuar dhe besoj se është ashtu. Por më lejoni të shkoj edhe një hap më tej dhe të dhem se ka kohra kur thjesht pritet nga secili pjesëtarë i policisë atë nder dhe përgjegjësi ta dëshmojnë më shumë se kurdoherë. Ne tani jetojmë në kohë të tillë që nga ne kërkohet të jemi roje e ligjshmërisë, rendit dhe sigurisë së secilit qytetarë” – deklaroi Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.
Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi ka uruar pjesëtarët e policisë me rastin e 7 majit, Ditës së Policisë. Në ceremoninë e organizaur me këtë rast, Xhaferi në fjalimin e tij apeloi pjesëtarët e policisë të kontribuojnë në rritjen e besimit të qytetarëve te puna e tyre.
“Apeloj te të gjithë ju, në emër të qytetarëve – bëhuni dera e parë në të cilën do të trokasin, numri i parë te i cili do të paraqiten çdoherë kur do të ndjehen të pafuqishëm, të privuar nga e drejta, të rrezikuar apo në drojë për jetën e vetë personale, për jetën e më të dashurve, për pronën dhe pronësinë. Të trokasin sepse ju besojnë, sepse jeni pjesë e tyre dhe sepse janë të sigurt përderisa ju jeni pranë tyre. Me rëndësi është ta fitoni dhe ta mbani lartë besimin e qytetarëve, me rëndësi është të jeni shembull për atë që do të thotë nëpunës policor profesional në shërbim të qytetarëve” – u shpreh Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Urime me rastin e ditës së policisë ka përcjellur edhe presidenti Sevo Pendarovski, duke theksuar se besimi i qytetarëve tek shteti, është besim në institucionet e tij. Siguria paraqet prioritet të lartë në çdo shtet dhe çdo individ, porositi presidenti Stevo Pendarovski në urimin dërguar me rastin e 7 Marsit – Ditës së Policisë.
Me këtër ast delegacione të Ministrisë së Punëve të Brendshme vendosën lule të freskëta në memorialet e të rënëve dhe pjesëtarëve të vdekur të Ministrisë së Punëve të Brendshme në rrethin e MPB-së: në përmendoren para godinës së Policisë Kufitare, në Qendrën Policore “Gjorçe Petrov”, në parkun “Gruaja” në bazën “Brest” dhe në kazermën “Ilinden”. (Sedat Selimi, TVM2)
