Tetovë, aksion për pastrim “Fundjavë gjenerale”

07.05.2022 15:52

Komuna e Tetovës së bashku me OJQ-në "Zeleno Soncevo"....

Komuna e Tetovës së bashku me  OJQ-në "Zeleno Soncevo", të rinjët e të rejat e shkollave të mesme, qytetarë vullnetarë, kanë pastruar  rrugët e qytetit  nën moton "Fundjavë gjenerale”.

Kreu i komunës, Bilall Kasami, tha se pastërtinë e qytetit duhet ta ruajmë të gjithë. Sipas Kasamit, ky aksion përfshin mbi 26 komuna në të gjithë vendin.

“Është një aksion më se i nevojshëm për komunën tonë, për te pastruar hapësirat publike, për ti sensibilizuar qytetarët se duhet që të kujdesemi për ambientitn jetësor, duhet bashkërisht të koontribuojmë për një ambient të pastërt dhe ekologjik. Janë mbledhur një sasi e madhe mbeturinash nëpër hapësirat publike të Tetovës. Pjesë të këtij aksioni kanë qenë administrata e Komunës, ndërmarrjet komuanle shkollat e mesme dhe bizneset” – u shpreh Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami.

Aksioni i sotëm “Fundjavë gjenerale”, ëshfë aksioni i dytë nga ana e komunës së Tetovës, e cila thotë se këto aksione do të bëhen traditë në Tetovë.

Nga komuna paralajmërojnë qytetarët se nësë vazhdojnë të hedhin mbeturina dhe krijojnë mini deponi në vende të cilat janë pastruar tani më, do të instalojnë kamera, dhe të gjithë ata të cilët do hedhin mbeturina do të dënohen sipas ligjit. (Visar Sadiki, TVM2)