Zelenski: Rusia të tërhiqet nga territoret e okupuara
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski....

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka prezentuar kushtet për arritjen e marrveshjes paqësore me Rusinë.
Çdo marrëveshje paqeje me Rusinë do të varet nga tërheqja e forcave ruse në pozicionet para invazionit, ka deklaruar Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, gjatë një fjalimi para tink-tenkut londinez duke theksuar se ky është minimum që vendi i tij mund ta pranojë.
Zelenski ka thënë se është lider i Ukrainës, e jo i Mini-Ukrainës. Ai shprehet i prerë se as që bëhet fjalë Rusia t`i mbajë pozicionet që i ka pushtuar pas Invazionit në Ukrainë.
“Që të ndalet lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, hapi duhet të jetë kthimi i situatës së 23 Shkurtit” – është përgjigjur në pyetjen e BBC-së Presidenti Zelenski.
Ai ka bërë thirrje që të vazhdojë dialogu diplomatik midis Moskës dhe Kievit. Nga ana tjetër Kryetari i Kievit, Vitali Kliçko, i ka ftuar bashkëqytetarët që të mbeten në shtëpitë e tyre deri të hënën kur Rusia e shënon ditën e fitores.
Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar përforcime të patrullimit pasi perëndimi ka ngritur dyshime se Vlladimir Putin zyrtarisht mund ti shpallë luftë Ukrainës më 9 Maj. Nga ana tjetër SHBA-të kanë miratuar edhe një pako të re të përkrahjes së sigurisë për Ukrainën prej 150 milion dollarësh.
