Regjistrimi në shkolla të mesme, për herë të parë do të bëhet online

08.05.2022 13:15

Semimaturantët veçmë kanë përcaktuar drejtimet e preferuara....

Semimaturantët veçmë kanë përcaktuar drejtimet e preferuara për tu regjistruar në shkollimin e mesëm. Por edhe këtë vit vazhdon avazi i vjetër , shkolla të preferuara për regjsitrim mbeten drejtimet e mjeksisë, ekonomisë dhe gjimnazet. Semimaturant thonë se janë të njohtuar edhe me drejtimet në shkollat profesionale por janë të mendimit se këto shkolla ofrojnë kushte dhe perspektivë më të mirë.

Preferencat e nxëxnësve të njejta, kryesojnë mjekësia dhe gjimnazi 

“Do të regjistrohem në ‘Pançe Karagjozov’, do të vazhdoj për stomatologe është drejtim i mirë nga sfera e  mjekësisë dhe do të kem një të ardhme më të mirë”.

“Dëshriroj drejtimin e stomatologjisë, mendoj se do të gjej punë më lehtë si stomatologe dhe është drejtim human”.

“Profesioni i mjeksisë është i përzgjedhur nga na ime sepse ne si rini duhet ta ndihmojmë shtetin në të ardhmen, njerëzit dhe të bëjmë një jetë më të mirë” – thanë disa nga nxënësit e intervistuar nga TVM2.

Arsimtarët i informojnë në kohë nxënësit për të gjitha drejtimet deficitare për tregun  e punës, por sërish u mbetet prindërve dhe nxënësve të përzgjedhin drejtimet që pëlqejnë.

“Si staf gjithmonë ju preferojmë në bazë të prirjeve që kanë por edhe në bazë të sukseseve që të orientohen edhe në shkolla profesinale sepse dihet në profesione të caktuara aështë gjindshmëria edhe në tregun e punës. Në gjimnaz, në ekonomi kemi një orientim të fokusuar por kjo ka mbetur tradit edhe nga prindërit dhe nxënësit, ne po mundohemi ti orientojmë diku tjetër se vitet e fundit e dimë se kemi drejtime shumë të mira edhe për punësim por edhe për të ardhmen por sado kudo mbetet dëshira e prindërve nxënësve se  ku do të orinetohen” – tha arsimtrja Fitore Qirezi. Regjistrimi i semi-maturantëve  për herë të parë do të realizohet vetëm në formën online.

Nxënësit do të aplikojnë përmes linkut “e-uslugi.mon.gov.mk”, duke përdorur llogaritë e tyre tashmë të krijuara në Schools.mk. Rezultatet për nxënësit e pranuar do të publikohen në veb  faqen e Ministrisë së Arsimit. (Flutura Latifi, TVM2)