Forcat ruse bombarduan një shkollë, dhjetra të vdekur në Ukrainë
Dhjetëra persona dyshohet se kanë vdekur...

Dhjetëra persona dyshohet se kanë vdekur pasi një bombë të forcave ruse të cilat goditën një shkollë në lindje të Ukrainës.
Guvernatori i rajonit të Luhanskut, ka thënë se 60 persona dyshohet se kanë vdekur nën rrënojat e shkollës në Bilohorivka.
Rreth 90 njerëz ishin strehuar në ndërtesën e shkollës, 30 prej të cilëve u shpëtuan, ndërsa shtatë prej tyre u plagosën, tha guvernatori, sipas të cilit një aeroplan rus e kishte hedhur bombën.
Shpërthimi rrëzoi ndërtesën e cila mori flakë dhe zjarrfikësve iu deshën tre orë për të shuar flakët, raportuan autoritetet ukrainase. Ato thanë se pothuajse i gjithë fshati ishte strehuar në bodrumin e shkollës.
Poashtu u njoftua edhe për sulme në Odesa, ku është goditur një fabrikë e mobiljeve dhe një pistë e cila ishte dëmtuar edhe më parë.
Njëherit zyrtarë nga të dyja palët kanë thënë se evakuimi i civilëve në fabrikën e çeliku Azovstal në Mariupol ka përfunduar, ndërsa luftëtarët ukrainas mbetur atje.
Zelensky: E keqja nuk u mposht për gjithmonë
Autoritetet ukrainase kanë thënë se presin një intensifikim të sulmeve ruse para festës së ‘Ditës së Fitores’ më 9 maj. “Aksionet e këtilla nga okupatorët rus, sidomos para ditës së përkujtimit të viktimave nga Lufta e Dytë Botërore dhe dita e fitores ndaj fashizmit, duhet ti kujtojnë të gjitha vendet dhe kombet se e keqja nuk mund të mposhtet një here e përgjithmonë” – tha Presidenti i Ukrainws, Volodymyr Zelenskiy.
Forcat ukrainase kanë njoftuar se po kryejnë një kundërofensivë në rajonin e Kharkiv prej ku kanë dërguar edhe fotografi.
Kharkiv, ndodhet në veri-lindje të Ukrainës, që është qyteti i dytë më i madh i vendit dhe mbetet një objektiv kryesor i granatimeve ruse.
Nga ana tjetër Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka pohuar se forcat e saj kanë shkatërruar një anije luftarake ukrainase pranë Odesës.
Ata thanë se anija u shkatërrua nga një sulm raketor gjatë natës. Ministria tha gjithashtu se mbrojtja ajrore e saj kishte rrëzuar dy bombardues ukrainas SU-24 dhe një helikopter mbi ishullin Snake në Detin e Zi.
Gjatë përkujtimit të përvjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, policia e Berlinit ka ndaluar vendosjen e flamujve rus dhe ukrainas në monumentet e Luftës së Dytë Botërore.
Ndalohen gjithashtu flamujt e “republikave” të vetëshpallura pro-ruse të Donetskut dhe Luhanskut, si dhe simbolet e luftës ruse “Z” dhe “V”. Ata flamuj dhe simbole nuk duhet të shfaqen të dielen dhe të hënën, njofoti policia e Berlinit.
Ambasada e Ukrainës në Gjermani, ka reaguar ndaj këtij vendimi, i cili siç thuhet trajton viktimën dhe agresorin në të njëjtën mënyrë në pushtimin rus të Ukrainës. Fitoren ndaj Gjermanisë naziste Rusia e feston më 9 maj, ndërsa këtë përvjetor në Evropën Perëndimore e festojnë më 8 maj.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka “dokumentuar 200 sulme në spitale dhe klinika” në Ukrainë, duke theksuar se po mbledh prova për një hetim të mundshëm të krimeve të luftës.
Në prag të takimit të G7-tës Britania ka njoftuar për një ndihmë prej 1,6 miliard dollarësh për Ukrainën. Edhe presidenti amerikan, Joe Biden, ka konfirmuar pakon e re të ndihmave ushtarake për Ukrainën.
Ai ka bërë të ditur se 150 milionë dollarë ndihma pritet të nisen drejt Ukrainës. Mbështetje për Ukrianën edhe nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq i cili ka takaur në Kiev presidentin Volodymyr Zelensky. (Gyltene Sinani, TVM2)
