VMRO-DPMNE kritika qeverisë për politikat ekonomike

08.05.2022 13:35

VMRO-DPMNE i ka kritikuar politikat ekonomike të qeverisë....

VMRO-DPMNE i ka kritikuar politikat ekonomike të qeverisë. Sipas Trajko Sllavevskit nga partia opozitare rritja e rrogës minimale, pa rritjen e rrogave tjera ishte për qëllime populiste, por kur rroga minimale është rritur tani duhet pranuar kërkesa edhe për rritjen lineare të rrogave tjera.                                                              

“Me presionin populist agresiv për miratimin e rritjes vetëm të pagës minimale kemi arrdhur deri te një gjendje e pa qëndrueshme në nivel botërorë, Maqedonia të jetë rekorder në nivelin mes rrogës minimale dhe asaj mesatare dhe tër kjo madje është cementuar me ligj, e problemet do të vijnë në të ardhmen. Por është transparente se shteti përkatësisht qeveria nuk po i kryen obligimet për harmonizim, përkatësisht rritjen e rrogës minimale te të punësuarit dhe siç u publikua 13 mijë të punësuar nuk kanë marr as rrogë minimale, një pjesë e të cilëve në sektorin privat. Kjo do të thotë se ndërmarrjet private janë sjellur në situatën e mbijetesës së tyre dhe tani është pyetja nëse do ti largojnë ato të punësuar, apo ta shkelin ligjin. Qëndrimi ynë është kur me ligj është rritur rroga minimale, është e pa shmangshme të harmonizohen sipas marrveshjeve kolektive edhe rrogat tjera, siç kërkojnë të punësuarit në arsim, apo në adminsitratën publike” – tha Trajko Sllavevski nga VMRO-DPMNE.

LSDM, kritika VMRO-DPMNE-së për pushtetin lokal

Por nga LSDM kanë kritikuar VVMRO-DPMNE-në për keqmenaxhim me pushtetin lokal. Kryetarët e komunave nga rradhët e VMRO-DMNE-së në gjashtë muajt e parë të mandatit nuk kanë punaur asgjë në të mirë të komunës dhe qytetarëve, ka deklaruar Darko Kaevski nga LSDM.                                                                                                     

“Gajshtë muajt e parë të kryetarëve të komunave nga VMRO-DPMNE janë muaj të humbur. Prandaj Hristian Mickovski nga dëshprimi promovon proekte të kryetarëve të komunave nga LSDM. Shembull i fundit është Ohri, pasi Kirill Pecakov nuk ka asnjë proekt të tij, Mickovski promovoi rekonstruime të rrugëve dhe kanalizimeve, të përgaditura dhe financiara nga kryetari i mëparshëm Konstantin Georgievski. Në kryeqytet në Shkup, sikur të mos ketë kryetare, asgjë nuk punohet. Asnjë premtim nuk është plotësuar, ndërsa proektet e filluara nga kryetari i mëparshëm ose janë ndërprerë, ose nuk ka kapacitet ti përfundojë. Kanë kaluar gjashtë muaj dhe nuk ka transport publik falas siç kishte premtuar Arsovska. Nuk ka 250 autobus të ri ekologjik, nuk ka 6 parqe të reja, nuk janë pastruar deponitë” – u shpreh Darko Kaevski nga LSDM.

Sipas LSDM-së kryetarja e Shkupit Danella Arsovska nuk ka asnjë proekt të sajë kapital. Duke i parë dështimet kreu i VMRO-së Mickovski po kërcnohet me bllokadë në kohë të krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike, thonë nga LSDM. (Sedat Selimi, TVM2)