Opozita për rrëzimin e qeverisë, Selimi: Bojkoti i VMRO-së s’mund të prodhojë zgjedhje

08.05.2022 14:17

Skenë politke dinamike, me shumë të papritura....

Skenë politke dinamike, me shumë të papritura dhe tentime për mbajtje të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare. Kështu e analizon skenën aktuale dhe të ardhshme politike analisti politik Sefer Selimi pas paralajmërimit të VMRO-DPMNE-së për bojkotim të punës së Kuvendit dhe thirrjeve të vazhdueshme për të shkuar vendi në zgjedhje.

Në pikëpamjet e tij dhënë  enkas për “Intervisën e Javës”,  Selimi thotë se hapat e opozitës do të vështirësojnë pak punën e Qeverisë dhe Kuvendit, por në asnjë mënyrë nuk do të mund të shkaktojnë zgjedhje të parakohëshme, pasi që shumica parlamentare, është  stabile.

 “Zgjedhje të parakohëshme parlamentare në një shumicë stabile siç e kemi tani, Qeveria i shpall vetëm në momentin kur ato i përshtat Qeverisë ose duhet të ketë një krizë të thellë brenda për brenda shumicës parlamentare ose duhet të ketë një kriz të thellë shtetërore siç është çështja e përgjimeve të paligjshme që do të mund të provokojnë zgjedhje të parakohëshme parlamentare në momentin kur i konvenon shumicës parlamentare” – u shpreh analisti politik, Sefer Selimi.

Opozita për rrëzimin e qeverisë, Selimi: S’duhen zgjedhje por zgjidhje të problemeve

Selimi thotë se ne këto momente  vendit nuk i nevojitet bllokim i punes se Kuvendit dhe aq me teper zgjedhje të parakohëshme parlamentare, por i nevojitet zgjidhje të shumë situatave para të cilave eshte drejtuar kjo Qeveri.

U apelon partive politike shqiptare të bëjnë shumë kujdes para se t’i bashkangjiten bojkotimit të punës së Kuvendit.

“Qeveria dhe opozita të gjejnë forcën e duhur dhe të tejkalojnë vetvetën dhe interesat e ngushta  partiake dhe të karierave individuale të ministrave dhe të funksionarëve të cilat konsumojnë pushtetin dhe atyre që pretendojnë të marrin pushtetin dhe në një krizë të këtillë para se gjithasht të sigurisë të mos fillojnë një spirale të panjohur e cila mund të sjellë thellim edhe më tepër të kësaj gjendjeje të krizës shumëfishtë të cilën gjendemi aktualishtë” – deklaroi Selimi.

Pas VMRO-DPMNE - së edhe “Lëvizja Besa” paralajmëroi se do të bojkotojë punën e Kuvendit. Liderët e të dy partive deklaruan se janë për zgjedhje të parakohëshme parlamentare dhe se në vazhdimsi do të kërkojnë takim të liderëve për të caktuar datën e zgjedhjeve. (Rexhep Qamili, TVM2)