Ende është aktiv zjarri në Australinë Jugore
Njëzet e nëntë persona janë hospitalizuar në shtetin australian, Australia Jugore, ku vazhdon të marrë hov zjarri më i madh në 30 vitet e fundit....

Nga zjarri janë shkatërruar 26 shtëpi, ndërsa 12.000 hektarë pyje janë djegur. Qindra zjarrfikës tentojnë që të vendosin në kontroll gjuhët e zjarrit, që tani ka përfshirë 240 kilometra sipërfaqe katrorë, transmeton BTA.
Sipas Brenton Iden nga Shërbimi kombëtar për siguri kundërajrore, 48 orët vijuese janë kritike për shkak të drejtimit të ndryshueshëm të erës dhe temperaturave të larta që priten. Qindra familje janë evakuuar. Nga zjarri janë shpëtuar edhe një numër i madh i koalave në afërsi të Adelaidas.
Ndërkohë edhe në Pert, kryeqytetin e Australisë Perëndimore mijëra përdorues të interentit mbetën pa rrjet, pasi kompania Net limited u detyrua që të ndalojë disa sisteme për shkak të vapës së madhe. Temperatura në Pert u rrit në 44,4 gradë celsiuz, që është dita më e ngrohtë e Janarit nga vitit 1991 kur më 31 janar u matën 45,8 gradë Celsius.
