MPB, fletëarrest ndërkombëtarë për Bajram Limanin
08.05.2022 17:58
Personi që vrau Xhemail Rexhepit – komandant Shqiponjën....

Personi që vrau Xhemail Rexhepit – komandant Shqiponjën, Bajram Limani, i dënuar me 7 vite burg, është i pakapshëm për policinë, prandaj ndaj tij është shpallur fletarrest ndërkombëtarë.
Ministria e Brendshme në faqen zyrtare të saj njofton se për Limanin ka shpallur fletarrest ndërkombëtarë.
Limani, në vitin 2017 në procesin gjyqosr që u zhvillua në gjykatën e Kumanovës u dënua me 7 vjet e 3 muaj burg, edhe atë 5 vjet për vrasjen e komandant Shqiponjës dhe 2 vjet e 3 muaj për armëmbajtje pa leje.
Poashtu gjykata shqiptoi dënim me 3 vjet e 3 muaj burg për Amir Latifin, për plagosjen e Gani Demirit dhe Shefki Rexhepin. Vrasja ndodhi më 23 korrik të vitit 2015.
