MF: Grant prej 20,7 milionë euro për infrastruktë rurale
Komunat rurale prej sot mund të aplikojnë në ministrinë e Financave për marrjen e granteve - mjete të pakthyeshme në vlerë prej 260.000 euro për projekte infrastrukturore....

Fondi i përgjithshëm i grantit për infrastrukturën rurale është 20,7 milionë euro prej të cilave 15,5 milionë euro janë siguruar nga mjetet nga IPA, ndërsa 5,2 milionë euro të tjera janë nga mjetet buxhetore.
Mjetet janë të dedikuara për investime në projektet infrastrukturore për furnizim me ujë, grumbullim dhe trajtim të ujërave të zeza (stacione të pastrimit dhe sisteme për ujërat e zeza me kapacitet për popullatë midis 2.000 dhe 10.000 banorë), menaxhim me mbeturina të ngurta, ndërtim ose rikonstruim i rrugëve lokale dhe rrugëve, infrastrukturë bazë për qasje deri te energjia elektrike, burime të ripërtëritshme të energjisë, efikasitet energjetik... Mund të dedikohen edhe për projekte për ndriçimin e rrugëve, rregullim dhe ndërtim të zonave turistike rekreative, ndërtim dhe rikonstruim të objekteve komunale siç janë qendrat kulturore për fëmijë dhe të rinj, kopshtet për fëmijë, shkollat, tregjet, ndërtesat komunale, si dhe projektet e tjera prioritare në kompetencë të vetëqeverisjes lokale.
Qëllimi i projektit, sipas Ministrisë së Financave është që ta përmirësojë cilësinë e jetës në mjediset rurale, t'i zvogëlojë dallimet midis komunave urbane dhe rurale në pikëpamje të zhvillimit socio-ekonomik dhe ta përmirësojë konkurrencën në mjediset rurale.
