SASHK dhe MASH vazhdojnë për 10 ditë afatin për negociata

08.05.2022 20:45

Vazhdohet edhe për 10 ditë afati për negociata mes SASHK-ut dhe Qeverisë.....

Vazhdohet edhe për 10 ditë afati për negociata mes SASHK-ut dhe Qeverisë, njoftojnë nga Sindikata për Arsim Shkencë dhe Kulturë.

“Në takim ishte i pashmangshëm konstatimi se të dyja palëve në kontestin kolektiv të punës ju duhet një periudhë më e gjatë prej 10 ditësh nën kujdesin e ndërmjetësuesit të caktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe brenda afatit sipas nenit 27 të Ligjit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të punës,”, thuhet në komunikatën e SASHK-ut.

Në njoftimin thuhet se gjatë negociatave të sotme të dyja palët konfirmuan përmbajtjen e rekomandimit sipas së cilës negociatat në mes të SASHK-ut dhe MASH-it vazhdojnë edhe për 10 ditë lidhur me pikat për të cilat negociohet në përputhje me vendimin për organizimin e grevës.

Ky rekomandim parasheh që në 10 ditët shtesë të përcaktohet përqindja për harmonizimin e pagave si dhe të përcaktohen afatet për lidhjen e kontratave të reja kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm.