Shkëndija-Shkupi, ndeshje me shumë tensione

08.05.2022 21:50

Incident në fillim të derbit të javës së 32 në Ligën e Parë futbollistike mes Shkëndijës dhe Shkupit....

Incident në fillim të derbit të javës së 32 në Ligën e Parë futbollistike mes Shkëndijës dhe Shkupit, me ç’rast para stadiumit të Tetovës, tifozët e ekipit tetovarë kanë sulmuar lojtarët e KF Shkupi.

Me të arritur në stadium futbollistët e KF Shkupit janë sulmuar nga tifozët të cilët kanë hedhur edhe flakadanë drejt futbollistëve të ekipit shkupjan.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet një lojtar i shtrirë në tokë. Poashtu tensione pati edhe në fushë si mes futbollistëve, ashtu edhe nga publiku që hodhi gjësende të forta në fushë.

Paraprakisht në pikëpagesën Shkup-Tetovë, policia nuk ka lejuar të udhëtonin tifozët e KF Shkupit, Shvercerat.