Botë

Ukrainë, 60 viktima nga bombardimet në shkollën në Bilohorivka

09.05.2022 09:24

Teksa Moska mban paradën madhështore për Ditën e Fitores, vëmendja e botës është kthyer nga Bilohorivka...

Teksa Moska mban paradën madhështore për Ditën e Fitores, vëmendja e botës është kthyer nga Bilohorivka, një fshat i vogël në Ukrainë, ku më shumë se 60 njerëz mund të jenë vrarë nga bombardimi rus i një shkolle të përdorur si strehë nga ukrainasit që ikin nga lufta të shtunën.
 
Serhiy Gaidai, guvernatori i rajonit të Luhansk, tha se rreth 90 persona ishin brenda shkollës kur ajo u godit, duke shkaktuar një zjarr që përfshiu ndërtesën.”Tridhjetë njerëz u evakuuan nga rrënojat, shtatë prej të cilëve u plagosën. Gjashtëdhjetë njerëz kishte gjasa të kishin vdekur nën rrënojat e ndërtesave. Mes të vrarëve ishin edhe dy djem, 11 dhe 14 vjeç, në qytetin e afërt të Pryvillia”, shtoi guvernatori.
 
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e ka dënuar sulmin e raportuar. Ukraina dhe Perëndimi kanë akuzuar forcat ruse për shënjestrimin e civilëve dhe krime lufte, akuza që Moska i kundërshton.