Maqedoni
Hodhi në tokë flamurin shtetëror, RTM dënon ashpër veprimin e Andrea Koevskës
09.05.2022 10:20
RTM ka reaguar ashpër pas veprimit të përfaqësueses së vendit tonë në Eurovision, Andrea Koevsk...

RTM ka reaguar ashpër pas veprimit të përfaqësueses së vendit tonë në Eurovision, Andrea Koevska, për shkak të gjestit që bëri gjatë ceremonisë së hapjes së festivalit që u mbajt ditën e djeshme. Andrea derisa pozonte para fotografëve, për një cast hedh flamurin shtetëror në tokë.
“Servisi Publik nuk qëndron në asnjë mënyrë pas kësaj sjelljeje skandaloze të përfaqësueses tonë të Eurovizionit, e cila me atë gjest tregoi mosrespektim ndaj simbolit kombëtar, i cili dënohet me ligj. RTM pret që Andrea t’u kërkojë falje qytetarëve për një sjellje të tillë. Servisi publik po shqyrton mundësinë e tërheqjes së saj nga Eurovizioni, ndonëse do të bëhet kujdes që të mos i shkaktohen më shumë dëme RTM-së. Ndaj përgjegjësve në delegacionin maqedonas do të merren të gjitha mundësitë ligjore për sanksionim më të rreptë për këtë skandal.“, thuhet në reagim.
