Botë

Parada ushatarake në Rusi, Putin: NATO është kërcënim i qartë për ne

09.05.2022 10:34

Rusia po shënon fitoren e saj mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore, me një paradë ushtarake...

Rusia po shënon fitoren e saj mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore, me një paradë ushtarake në shkallë të gjerë që do të mbahet në Sheshin e Kuq të Moskës.Kjo ngjarje është një shfaqje për ushtrinë ruse, ku priten të shihen trupa, tanke, raketa dhe raketa balistike të parakalojnë nëpër kryeqytet në një shfaqje të fuqisë së Kremlinit.
 
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin , në fjalimin e mbajtur në Sheshin e Kuq, me rastin e Ditës së Fitores, justifikoi edhe një herë pushtimin e Ukrainës. Ai tha se i kërkoi Europës që të gjenin një kompromis të ndershëm, por askush nuk e dëgjoi. 
 
“Në Kiev po flisnin për marrjen e armëve bërthamore dhe NATO nisi të eksploronte tokat pranë kufirit tonë. Ky ishte kërcënim i qartë për vendin tonë dhe kufijtë tanë. Gjithçka që po ndodhte ishte tregues se duhet të luftonim”, tha Putin.
 
Ai falënderoi veteranët rusë që kontribuan në fitoren kundër Nazizmit në Luftën II Botërore, dhe përmendi me emër edhe vendet aleate të asaj periudhe, si SHBA, Britania e Madhe dhe Franca. 
 
Kjo është festa më e madhe publike e Rusisë dhe njeh humbjen e Gjermanisë naziste nga BRSS në 1945. Vëmendja e botës është kthyer nga Bilohorivka, një fshat i vogël në Ukrainë, ku më shumë se 60 njerëz mund të jenë vrarë nga një bombardim i dukshëm rus i një shkolle të përdorur si strehë nga ukrainasit që ikin nga lufta.