Maqedoni
SAShK: Vazhdojnë bisedimet me MASh-in
09.05.2022 11:02
Vazhdohet afati për negociata mes SAShK-ut dhe Qeverisë, njoftojnë nga Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë...

Vazhdohet afati për negociata mes SAShK-ut dhe Qeverisë, njoftojnë nga Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.
SAShK bën të ditur se gjatë negociatave të djeshme të dyja palët përcaktuan përmbajtjen e rekomandimit sipas të cilit negociatat në mes të SAShK-ut dhe MASh-it të vazhdojnë edhe për 10 ditë lidhur me pikat për të cilat negociohet në përputhje me vendimin për organizimin e grevës. Ky rekomandim parasheh që në 10 ditët shtesë të përcaktohet përqindja për harmonizimin e pagave në aktivitetet e mësipërme si dhe të përcaktohen afatet për lidhjen e kontratave të reja kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm.
“Përmbajtja e rekomandimit është përcaktuar për të mos filluar përsëri në negociata të mëtutjeshme, por nga është arritur marrëveshja dhe për të gjetur një zgjidhje optimale për palët në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e përgjegjshme e kontestit”, thonnë nga SAShK pas takimit.
