Botë
Zelensky: Rusia do të humbasë, sepse e keqja humbet gjithmonë
09.05.2022 11:17
Në prag të Ditës së Fitores, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se Rusia kishte harruar gjithçka...

Në prag të Ditës së Fitores, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se Rusia kishte harruar gjithçka që ishte e rëndësishme për fituesit e Luftës së Dytë Botërore. Ai tha se e gjithë bota e lirë mund të shihte se Ukraina ishte “pala e së mirës në këtë luftë”, duke shtuar se Rusia “do të humbiste, sepse e keqja humbet gjithmonë”.
Presidenti ukrainas akuzoi rusët për “bombardime të rënda” në disa rajone të Ukrainës, përfshirë atë që vrau 60 njerëz të fshehur në një shkollë në Luhansk.Sipas Zelensky-t Ukraina është pjesë e botës së lirë dhe e një Evrope të bashkuar, ndërsa Rusia është e vetme.
“Ukraina është tashmë një pjesë e plotë e botës së lirë dhe e një Evrope të bashkuar. Ky është një kontrast i qartë me vetminë e Moskës në të keqen dhe urrejtjen”, tha Zelensky.
