Ndalesë për automjete të rënda transportuese në rrugën Mavrovë-Strugë dhe në Strazhë
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet me vështirësi dhe në kushte dimërore, me copëza të mbetura të borës nëpër rrugë. Për shkak të temperaturave të ulta në orët e mëngjesit vërehet paraqitje e ngricës....

Në orën 07:20 është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në aksin rrugor Mavrovë-Dibër-Strugë dhe në vendkalimin malor Strazhë.Ndalesë për qarkullim për automjetet e rënda transportuese ka në akset rrugore Mavrovë - Dibër dhe Dibër - Strugë.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga vendi.
