Maqedoni

7 vjet nga konfikti në “Lagjen e Trimave”

09.05.2022 11:47

Janë mbushur shtatë vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”...

Janë mbushur shtatë vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”, në Kumanovë  ku jetën e humbën 8 pjesëtarë të MPB,  dhe 40 të plagosur. Në konfliktin e armatosur, u vranë edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.
 
Nga 37 të akuzuar për “Terrorizëm” dhe “Organizatë terroriste”, 33 persona janë dënuar për veprat, ndërsa për  katër të akuzuar u soll aktvendimi lirim nga burgu.Prej të dënuarve, 19 janë shtetas kosovarë, ndërsa të tjerët nga Maqedonia e Veriut. Me 20 vjet burg janë dënuar Kenan Isni, Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdia, Landrit Rrustemaj, Mirsad Qerimi.
 
Musadik Pajaziti dhe Ebip Aliji janë dënuar me nga 12 vjet burg. Arsim Bajrami dhe Elham Arifi nga 13 vjet. 14 vjet iu shqiptuan Seadudin Abdullait ndërsa 18 vjet Ragmi Latifit. Vetëm katër persona të akuzuar për logjistikë nga Maqedonia janë liruar tërësisht nga akuzat. Prokuroria kërkoi burg të përjetshëm për të gjithë 37 të akuzuarit për “Terrorizëm” dhe “Organizatë terroriste”.
 
Qeveria në nëntor të 2018  pranoi të hapet hetimi ndërkombëtar për rastin “Lagjja e Trimave”. Ish-kryeministri Zoran Zaev pati deklaruar se është informuar bashkësia ndërkombëtare dhe se kërkohen mënyrat për zbatimin e hetimit ndërkombëtar për rrethanat e paqarta lidhur me ngjarjet në Kumanovë.