Botë

G7 shton masat kundër Kremlinit, “goditen” mediat ruse

09.05.2022 12:22

Liderët e fuqive perëndimore u takuan dje në formë virtuale, në një takim emergjent të G7...

Liderët e fuqive perëndimore u takuan dje në formë virtuale, në një takim emergjent të G7 ku ndodhej edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
 
Tema e mbledhjes ishte situata pas agresionit rus në fund të shkurtit të kaluar dhe ne veçanti shtimin e masave shtrënguese ndaj regjimit të Moskës.
 
Sipas burimeve amerikane, liderët kanë siguruar Zelensky për mbështetjen e tyre të fuqishme ushtarake por edhe ekonomike ndaj Ukrainës, ndërkohë që pikërisht pak para celebrimit të 9 majit, ku përkujtohet dita e çlirimit nga forcat nazifashiste, nga mbledhja doli mesazhi që Putin “po çnderon sakrificën e atyre milion persona që dhanë jetën gjatë luftës së dytë botërore”.