Maqedoni
Mariçiq: 9 maji na obligon të vazhdojmë ta ruajmë paqen, unitetin, stabilitetin dhe lirinë
09.05.2022 12:39
Zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje europiane Bojan Mariçiq, sot dhe nesër është për vizitë pune në Paris...

Zëvendëskryetari i Qeverisë për çështje europiane Bojan Mariçiq, sot dhe nesër është për vizitë pune në Paris, ku do të ketë takime me Klemen Bon, sekretar shtetëror për çështje europiane të Francës, me Izabel Dumont këshilltar politik për Ballkanin të presidentit Emanuel Makron dhe me kryetarin e Komitetit për Çështje ndërkombëtare dhe mbrojtje, Kristian Kambon.
Në kuadër të vizitës, Mariçiq do të ketë fjalim edhe në konferencën “Dialogje ballkanike” në të cilën marrin pjesë përfaqësues të lartë të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të Europës.
Në një video mesazh të lëshuar në ditën e Europës, Mariqiq përkujton se 9 Maji është simbol i heroizmit dhe unitetit të njerëzve të cilët i kanë mbrojtur shtetet e tyre dhe tërë botën nga e keqja më e madhe gjatë shekullit të kaluar – fashizmi. Kjo datë historike na paralajmëron se të keqen që e ka bërë fashizmi, asnjëherë nuk guxon të përsëritet për të mirën e gjeneratave të ardhshme. Njëkohësisht, kjo datë na obligon të vazhdojmë t’i ruajmë parimet reale për ndërtimin e paqes, unitetin, stabilitetin dhe lirinë, porosit Mariçiq.
“Datën 9 Maj këtë vit, Europa dhe bota e shënojnë në kushte të krizës së sigurisë ekonomike dhe energjetike dhe prandaj, si asnjëherë më parë na nevojiten bazat e vlerave europiane, solidaritetit, unitetit dhe bashkëpunimit. Qëllimi ynë dhe gjenerata e vetme për një të ardhme me prosperitet të gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme është Bashkimi Europian. Prandaj edhe mbesim përherë të përkushtuar që vendi ynë të mbetet i anëtare e plotfuqishme, e besueshme dhe përgjegjëse në familjen europiane”, thekson zëvendëskryeministri Mariçiq.
