Ekonomi
Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni
09.05.2022 13:15
Çmimi i benzinave prej sonte në mesnatë rritet për dy denarë për litër, ndërsa dizeli lirohet për gjysmë denari për litër...

Çmimi i benzinave prej sonte në mesnatë rritet për dy denarë për litër, ndërsa dizeli lirohet për gjysmë denari për litër, ka vendosur kështu Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE).
Me këtë vendim bëhet rritje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,88 për qind.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshon ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,261 den/kg dhe do të jetë 53,848 den/kg.
Nga data 10.5.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 90,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 92,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 89,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 87,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 53,848 (denarë/kilogram)
