Maqedoni
KRSKRR me donacion për MPB-në, 10 automjete të reja për policinë rrugore
09.05.2022 13:38
Dhjetë automjete i janë dhuruar MPB-së nga Këshilli Republikan për Sigurinë në Komunikacion...

Dhjetë automjete i janë dhuruar MPB-së nga Këshilli Republikan për Sigurinë në Komunikacion, për nevojat e policisë rrugore. Ky donacion pritet të përmirësojë kapacitetet e tyre për kontrollin e trafikut, e me këtë edhe sigurinë e qarkullimit rrugor. Në të njejtën ditë u promovua edhe fushata vjetore për siguri në komunikacion, si mënyrë për vetëdijësimin e qytetarëve se sa e vlefshme është një sekondë në trafi për shpëtimin e jetëve njerëzore. Fushatat e tilla u treguan si të suksesshme me uljen e numrit të aksidenteve me viktima trafiku.
“Jam e bindur se me një bashkëpunim dhe përkrahje të tillë, kushdo do të vazhdojë, së bashku do të mund ta ngrejmë sigurinë rrugore në nivel të vendeve anëtare të BE-së, që në fakt është qëllimi ynë i përbashkët dhe prioriteti kryesor.”, tha Gordana Kozhuvarovska, kryetare e KRSKRR-së.
“Viti i kaluar përfundoi si vit me numrin më të ulët të viktimave në trafik në 15 vitet e fundit - 116, dhe reduktim më të madh të aksidenteve në Shkup, si zonë me numër tëmadh të pjesëmarrësve në komunikacion. Të dhënat e tremujorit të parë të 2022 tregojnë se edhe këtë vit vijon trendi i rënies së numrit të viktimave në aksidente trafiku. Në tre muajt e parë të vitit 2022 janë shënuar 18 viktima, që është 10 më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur ishin 28. Dhe në prill 2022 kemi katër viktima, për dallim nga prilli i vitit 2021 kur ishin 12.”, tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendëshme.
