Buzmi në rezidencën e presidentit Ivanov

06.01.2015 11:17

Me rastin e Buzmit dhe traditave të kolendarëve, nxënësit nga klasa e dytë pranë Qendrës shkollore shtetërore për muzikë dhe balet "Ilija Nikollovski-Luj" sot do ta vizitojnë rezidencën e presidentit Gjorge Ivanov...

Në Buzm, në prag të festës së madhe krishtere të Krishtlindjes, fëmijët e vegjël shkojnë nëpër shtëpi dhe këndojnë këngë kolendare dhe me këtë rast amvisat i dhurojnë gjëra ushqimore për festë.