Maqedoni
Ahmeti: Ne i përkasim Europës!
09.05.2022 14:45
Në Ditën e Europës, qytetarëve me një mesazh u është drejtuar edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti....

Në Ditën e Europës, qytetarëve me një mesazh u është drejtuar edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
“72 vite më parë një shkëndijë shprese për të bashkuar popujt rreth një agjende paqedashëse dhe progresive u shfaq në horizont dhe sot duke reflektuar mbi peshën e veprimeve të kohës, festojmë ditën e triumfit të paqes dhe perspektivën e zhvillimit që solli Bashkimi Europian.Atij triumfi i përkasim edhe ne, për përjetësinë dhe promovimin e atyre vlerave kemi punuar deri më sot, jemi betuar dhe asnjëherë nuk do të ngrejmë dorë.Të përkushtuar dhe pa asnjë dyshim të vetëm do të vazhdojmë rrugëtimin e përmbushjes së idealit të integrimit, i domosdoshëm për ardhmërinë progresive të vendit tonë, por edhe për stabilitetin e mbarë Europës.Këmbana e bashkimit të popujve vazhdon të bjerë! Ne i përkasim Europës!”, shkruan Ahmeti në Facebook
