Maqedoni
Sela: Të burgosurve për rastin e Kumanovës, po u shkelen të drejtat
09.05.2022 14:51
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një shkrimi në Facebook, në të cilin rikujton ngjarjet e Kumanovës më 9 maj të vitit 2015...

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një shkrimi në Facebook, në të cilin rikujton ngjarjet e Kumanovës më 9 maj të vitit 2015, potencon se të burgosurve për rastin në fjalë po u shkelen të drejtat ligjore.
“Grupi i Kumanovës u dënua me 746 vjet burg dhe natyrisht, nuk u materializuan asnjë nga premtimet e regjimit LSDM-BDI për përsëritje të procesit gjyqësor dhe as përrallat me FBI dhe CIA të kryetarit të BDI-së. Në vend të zbardhjes së rastit, shteti shkel çdo ditë të drejtat elementate të të burgosurve të garantuara me ligj, siç janë e drejta për vizita të familjarëve si dhe fundjava e lirë”, shkruan mes të tjerash Sela në reagimin e tij.
