Maqedoni
Pendarovski: Vetëm duke respektuar të drejtën për vetëvendosje mund të flasim për një Europë të bashkuar
09.05.2022 14:56
Presidenti Stevo Pendarovski në një mesazh për Ditën e Fitores mbi fashizmin dhe Ditën e Europës...

Presidenti Stevo Pendarovski në një mesazh për Ditën e Fitores mbi fashizmin dhe Ditën e Europës, thotë se sot, në mes të gjakderdhjes së re, ne duhet të kujtojmë më shumë se kurrë mësimet e së kaluarës dhe 9 maji është një nga ato data – themeli i vlerave të vërteta qytetëruese.
“Dita e Europës, e cila feston idenë e paqes dhe unitetit të qëndrueshëm në kontinent, është një tjetër kujtesë e vlerës kyçe në rrugën drejt bashkimit europian të diversitetit. Vetëm me dinjitet, me respekt për të drejtën e vetëvendosjes mund të flasim për një Europë të bashkuar. Fitorja mbi fashizmin është një fitore edhe për Europën”, shkruan Pendarovski në mesazhin e tij.
Ai shton se Dita e Fitores mbi Fashizmin është një nderim për miliona jetë të humbura në luftën kundër okupatorit, ditë kur me krenari i kujtojmë vetes se kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi në anën e duhur të historisë.
