Maqedoni
Osmani: RMV nuk ka alternativë tjetër, pos BE-së
09.05.2022 15:00
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka uruar Ditën e Europës....

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka uruar Ditën e Europës. Osmani thotë se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç Bashkimit Europian dhe se autoritetet mbeten të përkushtuar në rrugën e eurointegrimeve.
“Duke kremtuar Ditën e Europës kujtojmë projektin më të suksesshëm të paqes në historinë e civilizimit. Në kohëra kur jemi të ballafaquar me sfidat e sigurisë sonë, këtë ditë ia kushtojmë popullit të guximshëm ukrainas, të cilët po luftojnë për lirinë e tyre dhe po mbrojnë vlerat tona të përbashkëta. E ardhmja e u Maqedonisë së Veriut është në familjen e madhe europiane. Familje ku paqja, stabiliteti dhe prosperiteti janë aspiratat e të gjithë vendeve anëtare. Të vetëdijshëm se Bashkimi Europian, si përfitim më i rëndësishëm dhe më i madh civilizues i botës bashkëkohore është alternativa jonë e vetme, punojmë me përkushtim dhe nuk dorëzohemi.”, ka shkruar Osmani.
