Maqedoni

9 maji, Dita e Evropës, Kovaçevski: Vetëm të bashkuar drejt sfidave për integrim

09.05.2022 15:07

9 maji në kalendarin botëror kujtohet si data e triumfit mbi fazhizmin dhe si Dita e Evropës...

9 maji në kalendarin botëror kujtohet si data e triumfit mbi fazhizmin dhe si Dita e Evropës, hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian. Për nder të kësaj  dite  edhe qeveria e shtetit organizoi ceremoni zyrtare  në oborrin e ndërtesës së ekzekutivit. Populli i Maqedonisë asokohe kishte zgjedhur të  rreshtohet me aleancës antifashiste, ndërsa sot poashtu ka zgjedhur BE-në  si vend i vlerave të përbashkëta, tha kreu i  qerisë, Kovaçevski, duke potencuar nevojën për vazhdimin e mëtutjeshëm të aspiratave eurointegruese.
 
“Të dëshmojë gadishmëri të përbashkët.Ta bëjmë hapin historik dhe të fillojmë me negociatat për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Me kufijt e ri, Bashkimi Evropian në skenën ndërkombëtare  do të bëhet edhe më lojtar, sepse Evropa e ka mësuar se stabiliteti  i kontinentit qëndrin në stabilitetin e tërësishëm të saj.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. 
 
Ambasadorët Bërns dhe Gir: RMV dhe Shqipëria ti fillojnë bisedimet me BE-në
 
Se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet filluar bisedimet me BE-në pa humbur kohë, pajtohen edhe ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së. Stabiliteti i rajonit buron nga zgjerimi i unionit me Ballkanin Perëndimor, theksuan dilpomatët.
 
“Dëshirojmë  ta shohim  Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian sa më shpejt. Anëtarsimi juaj do të sjell më tepër stabilitet në Ballkan dhe në Evropë. Do t'i rris hapat tona në bërjen e një bote më të sigurt dhe  më rezistues, ku njerëzit do të jetonin më të lirë dhe më me dinjitet.”, tha ambasadorja e SHBA-ve në RMV, Kejt Meri Bërn.
 
“Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor, si pjesë e saj. Përparimi i tanishëm i procesit aderues është në interes strategjik të BE-së dhe rajonit. Në praktikë nënkupton hapjen urgjente të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.”, tha euroambasadori Dejvid Gir.
 
9 Majin e ka uruar edhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. Mes tjerash  ka shkruar se vetëm me dinjitet dhe me respekt për të drejtën e vetëvendosjes mund të flasim për një Evropë të bashkuar. Kreu  i BDI-së Ahmeti përkujton se këmbana e bashkimit të popoujve vazhdon të bjerë për të gjithë ata që i përkasin Evropës. Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në ditën e Evropës thotë se situata në Ukrianë  është argument se paqja dhe prosperiteti,nuk janë të garantuara në Evropë. 9 Majin e kanë ururar edhe figurat tjera politike në vend.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU