Maqedoni

KPMD, dorëzohen 57 parashtresa në 3 mujorin e parë të 2022

09.05.2022 15:18

Gjithësej 57 parashtresa për diskriminim janë dorëzuar deri tek Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi...

Gjithësej 57 parashtresa për diskriminim janë dorëzuar deri tek Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi për tremujorin e parë të këtij viti. Gjysma e tyre vijnë nga fusha e informimit publik dhe medias, respektivisht janë për shkak të ngacmimeve në rrjetet sociale, por inkurajon fakti që në bahkëpunim me MPB-n, shumica e pronarëve të profileve të rrejshme të cilët ngacmojnë, shqetësojnë dhe diskriminojnë, po zbulohen. 
 
“Shumica e opinioneve në të cilat kemi konstatuar diskriminim janë të llojit më të rëndë . Kemi 14 mendime të tilla. Në dhjetë opinione kemi identifikuar ngacmimme apo shqetësime, në tre kemi identifikuar formë më të rëndë të ngacmimit të zgjatur dhe  të përsëritur, si dhe  kemi edhe një rast të nxitjes dhe udhëzimit për të bërë diskriminim dhe segregacion.”, tha Igor Jadrovski, anëtar i Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.
 
19% të parashtresave tjera për kanë të bëjnë me diskriminimet e marrëdhënieve të punës, 15% për qasje në mallëra dhe shërbime më të mira, 12%  nga fusha e arsimit dhe 4% nga fusha e sportit. Por formën më të vështirë dhe të rëndë të diskriminimit e ka përjektuar nxënësja e shkollës fillore “Vëllazërimi” në Gostivar, 11 vjeçarja Ëmbla, rast i cili komisioni ka vepruar menjëherë në bazë të detyrës zyrtare. Nga ky komision me apel për të gjithë:
 
“U bëj thirrje të gjithë prindërve të cilët gjenden në situatë si të voglushes Ëmbla ose në ndonjë situate tjetër të ngjajshme si të saj të denoncojnë rastin tek ne që të mund Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi të merr masa urgjente sepse vetëm në këtë mënyrë krijojmë praktik të mirë për të zbatuar arsimin inkluziv të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.”, apeloi Vesna Bendevska, kryetare e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.
 
Nga KPMD thonë se në vend ka rreth 900 fëmijë të cilët kanë nevojë për kushte të veçanta arsimore të cilët duhet të jenë pjesë aktive e arsimit inkluziv. 
 
REXHEP QAMILI